Kërkoni njëri-tjetrin në çdo kohë…
Kjo kohë është dëshmitare e ndryshimit të çfarëdo zemre, pavarësisht se sa i qëndrueshëm është zotëruesi i saj.
E kam telefonuar një mik, tek i cili xhelozoja dhe e kisha lakmi devotshmërinë dhe përkushtimin e tij për Fe, por gjatë bisedës ndjeva labilitet dhe thyeshmëri në parimet e tij.
Një mik i imi më erdhi në vizitë dhe kërkonte ndihmen time pasi që kishte filluar të falej duke bashkuar namazet. E ai, më parë nuk pranonte që të reduktonte as namazin e natës e lere më ato obligativet.
Një të dashur, që kishte kohë që nuk e kisha parë, kur e pash fytyrën e tij dukej e nxirë. Një gjë të tillë nuk e kisha parë më parë por, habia ime nuk zgjati shumë pasi që këtë e shuajti kur kuptova se vinte si pasojë e shikimit të paturpësisë përmes rrjeteve sociale.
Duke mos dashtur të të ngarkojë me shembuj të shumtë të miqve tanë që kanë lehtësuar çështjen e kamatës, femrave dhe të drejtave. Kjo më ka shtyrë që lutja ime të jetë; O Zot, na shpëto, na shpëto.
E kur u ktheva tek vetja ime, pash që prapa kësaj qëndrojnë dy shkaqe
– Lënia pas dore e njëri-tjetrit derisa kemi rënë për toke pa asnjë thërmi besimi në zemrat tona. Kjo kishte bërë që të biem në dysheme si lecka pa mos pas asnjë mbrojtës besimi.
– Angazhimi i Hoxhallarëve me njëri tjetrin, derisa kemi ardhur në atë gjendje saqë të mos na prekin fjalët e askujt, qoftë edhe nga më të dashurit tonë. E as porositë e tyre përkujtuese, nuk na emocionojnë siç na emociononin dikur.
Një i devotshëm që ishte dje, sot e sheh teksa rri i mbështetur në një shkop të dobët. Që edhe nëse e mban sot nuk do e mbajë neser.
Zoti i mëshiroftë të parët tanë, u mungonin vëllezërit e tyre prandaj i kërkonin ata. Interesoheshin për gjendjen e tyre duke u frikësuar për besimin e tyre. Pyetnin për këtë botë duke u frikësuar se do ua rrëmbente edhe pse ishin mes miqsh dhe vëllezërve.
Zoti e mëshiroftë Omerin r.a, i cili kur kuptojë se një shok i tij ishte dobësuar në besim saqë kishte pirë edhe alkool. Ai dërgojë zemren e kaptinës Gafir dhe nuk ndalojë së përkujtuari me Zotin derisa nuk e riktheu.
Pyetni për njëri tjetrin, kërkojeni njëri tjetrin, e kënd e gjeni që ende ka mbetur në mesin tuaj atëherë përforcojeni atë. E kënd e gjeni që ka ardhur buzë gremines, tërhiqeni dhe shpëtojeni. E kënd e gjeni që është përlyer pasi ka rënë për toke atëherë ngrijeni dhe pastrojeni.
E vëllai nuk është për vëllain e tij veçse për të lumturuar, argëtuar dhe udhëzuar kur është i nevojshëm për të. Si dhe për ta forcuar atë në çështjet e Fesë së tij, të punëve të tij, në vështirësi dhe lëshime prej tij.
Kërkojni të dashurit tuaj, sepse ata janë prej dhuratave më të mira të Zotit tuaj.
Është e mjaftuar për ju dhe për ta se Xhenneti nuk do ketë bukuri pa ju dhe pa ta…
