Ballina Lajmet Kosovë Për herë të 21-të, Kuvendi dështon të konstituohet

Për herë të 21-të, Kuvendi dështon të konstituohet

Për të 21-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke vazhduar kështu ngërçin institucional që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të fundit.

Seanca e thirrur për ditën e sotme përfundoi pa sukses, pasi nga opozita sërish nuk u pranua votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari si në rastet e mëparshme, konstatoi mungesën e kuorumit për formimin e komisionit zgjedhor dhe ndërpreu seancën, duke e caktuar për të martën përpjekjen e radhës.

Nga 90 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 53 votuan pro, 1 ishte kundër, ndërsa abstenime nuk kishte.

Exit mobile version