Ballina Lajmet Kosovë Për pagat e 28 mijë e 31 veteranëve duhen edhe mbi 15...

Për pagat e 28 mijë e 31 veteranëve duhen edhe mbi 15 milionë euro

Në seancën e sotme është ngritur edhe çështja e pagave të veteranëve të UÇK-së. Ishte deputetja e AAK-së Time Kadriaj e cila ka kërkuar sqarime nga ministri i Punës Arban Abrashi në lidhje me pagat e veteranëve të luftës.

Në lidhje me këtë ministri Arban Abrashi tha se aktualisht marrin paga 28 mijë e 31 veteranë të luftës ndërsa si sfidë përmendi sigurimin e buxhetit deri në fund të vitit.

Abrashi tha se buxhetin prej 25 milionë eurove për veteranë e kanë siguruar në bazë të informatave të Komisionit për verifikimin e veteranëve ndërkohë që numri i aplikuesve për të marrë pagën e veteranit është rritur.

Ai tha se për të paguar këtë numër që është aktualisht duhen edhe 15 milionë e 700 mijë euro e që sipas Abrashit prapë nuk janë të mjaftueshme për pagat e veteranëve.

Exit mobile version