Basketbollisti legjendar amerikan Shaquille O’Neal nuk është përpjekur kurrë të “t’i shpëtojë radarit” dhe kjo tregohet nga zgjedhja e tij e veturës.
Në koleksionin e tij ka edhe një Ram 1500 TRX të modifikuar, të cilin kompania Apocalypse 6×6 e shndërroi në një përbindësh të vërtetë.
Pjesa e jashtme e kamionçinës është plotësisht e personalizuar, me të gjitha panelet të blinduara dhe të përfunduara në Kevlar, duke i dhënë automjetit një përfundim diskret të zi mat.
Apocalypse 6×6 ka shtuar fenerë të rinj dhe një grilë unike të përparme, dhe gjithashtu ka ridizajnuar panelet anësore dhe çdo centimetër të Ram 1500 TRX, duke e bërë atë të duket “interesant”.
Modifikimet e brendshme ishin gjithashtu në listën e dëshirave të Shaq.
Përveç pllakave speciale që theksojnë se ky është një projekt i veçantë i destinuar për legjendën e NBA-së, pjesa e brendshme është e mbuluar me lëkurë të kuqe të ndezur, dhe ka edhe një qiell me yje të frymëzuar nga ai i modeleve Rolls-Royce.
Timoni, panelet e dyerve dhe paneli i instrumenteve u përditësuan gjithashtu.
Ka ulëse të reja në pjesën e pasme, dhe automjeti gjithashtu mori një sistem audio më të fuqishëm.
Ram 1500 TRX i Shaq fuqizohet nga një motor V8 me superkompresor 6.2 litra, i akorduar në mbi 850 kuaj fuqi.
Çmimi i këtij “përbindëshi” është rreth 3.5 milionë dollarë.
