Ballina Arritje Teknologji Përditësimi i fundit i Microsoft për Windows 10 dhe 11 thyen aplikacionet...

Përditësimi i fundit i Microsoft për Windows 10 dhe 11 thyen aplikacionet VPN

Problemi u raportua fillimisht nga Bleeping Computer dhe preken Windows 11, Windows 10 dhe Windows Server 2008 dhe më vonë.

Microsoft thotë se përditësimet e sigurisë të muajit Prill për Windows mund të bllokojnë funksionalitetin e VPN-eve.

“Përdoruesit e pajisjeve Windows mund të përballen me dështime të lidhjeve VPN pas instalimit të përditësimit të sigurisë së muajit Prill 2024 KB5036893 ose përditësimin jo të sigurisë të muajit Prill 2024,” shkruante kompania.

Microsoft tha se po punon për të gjetur një zgjedhje.

Problemi u raportua fillimisht nga Bleeping Computer dhe preken Windows 11, Windows 10 dhe Windows Server 2008 dhe më vonë. Raportimet e përdoruesve kanë pushtuar rrjetin social Reddit ku disa thonë se VPN-ja funksionon normalisht, disa të tjerë thonë jo.

Aktualisht nuk ka një zgjidhje nga Microsoft. Megjithatë mund ta adresoni këtë problematikë duke ç’instaluar përditësimin.

Exit mobile version