Ballina Arritje Teknologji Përditësimi i madh i Samsung për seritë Galaxy S23 mbërrin në fund...

Përditësimi i madh i Samsung për seritë Galaxy S23 mbërrin në fund të javës

Gjatë evenimentit Unpacked të prezantimit të Galaxy S24, Samsung tha se veçoritë e One UI 6.1 do të vinin edhe në modelet Galaxy të 2023.

Samsung njoftoi muajin e kaluar mbërritjen e One UI 6.1 për modelet e vjetra si Samsung Galaxy S23. Tani siç duket po i afrohemi debutimit.

One UI 6.1 është softueri që vjen i instaluar në Galaxy S24. Sjell disa ndryshime, por kryesisht është i përqendruar tek inteligjenca artificiale.

Gjatë evenimentit Unpacked të prezantimit të Galaxy S24, Samsung tha se veçoritë e One UI 6.1 do të vinin edhe në modelet Galaxy të 2023.

Për disa përdorues një njoftim i lançimit të One UI 6.1 për Galaxy S23, S23+ dhe S23 Ultra më 28 Mars është shfaqur.

Kjo datë mund të shërbejë si pikënisje e lançimit dhe kështu Samsung mund të mbajë premtimin e debutimit të versionit madhor në muajin Mars.

Pas serive Galaxy S23, këtë përditësim do ta marrin edhe Galaxy Z Flip 5, Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy Tab S9.

Gjithashtu kësaj liste pritet ti bashkohen edhe modelet Galaxy S23.

Exit mobile version