Ka një ndryshim, thonë studiuesit, midis thjesht kohës së shpenzuar në një telefon dhe përdorimit problematik të një telefoni inteligjent.
Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonët e tyre inteligjentë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia. Studiuesit në “King’s College” në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se të rinjtë që thonë se kanë krijuar varësi nga telefonët e tyre, kanë dy herë më shumë gjasa të raportojnë simptoma ankthi dhe janë tre herë më shumë të rrezikuar nga depresioni sesa ata që mund ta kontrollojnë se sa i përdorin telefonat.
Shoqëria moderne është e lidhur ngushtë me përdorimin e telefonëve inteligjentë. Por një studim i fundit nxjerr në pah lidhjen mes përdorimit të tepruar të tyre dhe rrezikut ndaj shëndetit mendor tek adoleshentët.
Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, të gjitha janë të lidhura me “përdorimin problematik të telefonëve inteligjentë”. Ky është përfundimi i një studimi kryer nga studiuesit në “King’s College” të Mbretërisë së Bashkuar, i bazuar tek përgjigjet e 657 adoleshentëve të moshës nga 16 deri në 18 vjeç dhe përgjigjet e 69 fëmijëve të moshës 13 deri në 16 vjeç gjatë një periudhe katër javore.
“Përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë ka detyruar që studiuesit të përshkruajnë një model të përdorimit të tyre. Ka disa ngjashmëri me mënyrën se si njerëzit flasin për varësitë e tyre nga bixhozi, apo lojërat online. Nga studimi rezultoi se veçoritë janë: subjekti humb kontrollin mbi përdorimin, telefoni inteligjent fiton epërsi në jetën e tyre, kështu që ata po kalojnë më shumë kohë me telefonin e tyre duke hequr dorë për shembull nga gjumi apo aktiviteti fizik. Ata vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht nga vetëdija për anët negative”, thotë bashkautorja e studimit. Dr Nicola Kalk.