Ballina Arritje Teknologji Përdoruesit e Instagram mund të shpërndajnë postimet e tyre në Threads

Përdoruesit e Instagram mund të shpërndajnë postimet e tyre në Threads

Meta konfirmoi se ky opsion është në testim ndërsa disa përdorues e vunë re në llogaritë e tyre të Instagram.

Meta është duke inkurajuar përdoruesit të postojnë në Threads, rivalin e saj të X. Eksperimenti më i fundit është një opsion ku përdoruesit mund të postojnë nga Instagram në Threads.

Meta konfirmoi se ky opsion është në testim ndërsa disa përdorues e vunë re në llogaritë e tyre të Instagram.

Aktualisht ofrohet vetëm për imazhet dhe një Reels e postuar në Instagram nuk mund të ndahet në Threads. Duke qenë se Instagram gradualisht ka zhvendosur vëmendjen drejt videove, Threads mund të shndërrohet në vendin ideal për të promovuar fotografitë.

Kompania tha se kjo është një eksperiencë që përdoruesit mund ta zgjedhin ta pranojnë ose jo. Kur një përdorues ndan një postim të Instagram në Threads, titulli do të shndërrohet në tekst në Threads dhe hashtaget në vetëm tekst.

Meta ka përdorur aplikacionet e saj si Facebook dhe Instagram për promovimin e Threads. Vitin e kaluar filloi të shfaqte disa karuselë me postime të sugjeruara nga Threads në Instagram dhe Facebook.

Exit mobile version