O vëllezrë Shqipëtarë! Të mos na gjenjë si ata t’egërtit’ e Avstralis’ e t’Afrikësë, që ven’ Evropjanëf e i gënjejnë me ca ruaza e me ca dragole të qeltërta. e pasqyra të pafillta e u marrin vëndet’ e tyre nga dora. Të mos gënjehemi edhe na ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, që s’vlejnë gjë fare, e të lemë të drejtat e kombit e të mëmëdheut tënë në duar të të huajet et’armikëvet tanë. Të thyejmë xgjedhënë, që po na rëndon mi xverkut që kaqë qiint vjet e tëhu, të këputimë hekuratë, që po na shtrëngojnë këmbëtë, të hedhimë së sipërmi hijen’ e rëndë, që po na shkel e po na shtyp e s’na le të marrëmë frymë! Të mos rrimë të mpit’ e të ngrirë, të lëvizimë duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, t’ecimë dlirë n’udhët të Perëndisë,. n’udhët të së drejtësë:
PERËNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA!
SHQIPËRIA, SHQIPËTARËRIA!
Ja qëllim ynë! Ja puna jon’ e shënjtuarë! Ja besa jonë! Gjith’ ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezëritë tanë! Në mest të Shqipëtarëvet të vërtetë s’ka nonjë rdarje, nonjë çarje, nonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezrë, të gjithë një trup, një mëndje, një qëllim,. një besë!
Funt
Sami Frashëri – Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë