Ballina Lajmet Kosovë Përfundon numërimi i votave edhe në Gjilan- Ky është rezultati

Përfundon numërimi i votave edhe në Gjilan- Ky është rezultati

Komisioni Qendror ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Gjilanit.

Nga rezultatet e nxjerra nga 100% e votave tanimë të numëruara del se Alban Hyseni i VV-së dhe Arbër Ismajli i LDK-së do të shkojnë në balotazh.

Hyseni mori 49.79% të votave, kurse Ismajli 34.24%.

Edhe pse me një rezultat më të lartë, Hyseni me gjasë do të jetë në balotazh- edhe pse nga VV-ja shpresojnë në mbledhjen e votave nga diaspora dhe atyre me kusht.

Exit mobile version