Ballina Lajmet Kosovë Përfundon protesta ku u kërkua dorëheqja e Lumezit dhe Haradinajt, paralajmërohen të...

Përfundon protesta ku u kërkua dorëheqja e Lumezit dhe Haradinajt, paralajmërohen të tjera

Në Prishtinë ka përfunduar e qetë protesta e shoqërisë civile me moton “Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, përmes të cilës po kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Organizatorët e protestës kanë mbyllur protestën ku kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në shkarkimin e Lumezit, raporton lajmi.net.Protestuesit gjithashtu kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinajt.

Marshi i protestuesve filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” kanë vazhduar të objekti i prokurorisë dhe në fund te ndërtesa e Qeverisë.Kujtojmë, protesta është organizuar pas dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili ka treguar se ai ishte kërcënuar për shkak se kishte hetuar rastin e fryrjes së listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Exit mobile version