Ballina Lajmet Kosovë Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika

Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e avokatëve, për lirimin ose ndryshimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika.

Kësisoj, gjykata ka kumtuar se seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e policit Lika, e cila tashmë ka një aktakuzë, do të mbahet pas një muaji.

Të akuzuarit, dyshohen për veprën penale: “Vrasja e rendë” dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale: “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Exit mobile version