Ballina Lajmet Kosovë Përfundon seanca ndaj aktivistëve të VV-së, flet avokati Gashi

Përfundon seanca ndaj aktivistëve të VV-së, flet avokati Gashi

Avokati Frashër Krasniqit,Tomë Gashi ka thënë se të gjitha provat që janë ekzaminuar nga ekspert shkencor kanë treguar se Krasniqi e aktivistët e tjerë nuk kanë qenë të implikuar në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Gashi ka thënë se sulmuesi i Kuvendit është gjetur, mirëpo qëllimisht nuk është treguar.

“sa i përket vendimit të gjykatës apelit, unë besoj se nëse ata i administrojnë provat në mënyrë të drejtë e që kam besim në këtë kolegj duke i njohur që më parë ata duhet detyrimisht të sjellin një aktvendim lirues. Duhet të themi se aktgjykimi I shkallës së parë të Gjykatës Themelore ka qenë qëllimisht aktgjykim gjykues për shkak të vrasjes së Astrit Deharit, që është vra për shkak të këtij sulmi dhe për ta zbutur mllefin e popullit për një çështje e cila kurrë nuk do të duhej të ndodhte” është shprehur pas seancës, avokati Gashi, transmeton Indeksonline.

Gashi ka kërkuar nga trupi gjykues ndërprerjen e paraburgimit ndaj aktivistëve të VV-së, pasi sipas tij është e panevojshme.

“Unë propozova të njoftohemi lidhur me propozimin për ndërprerjen e paraburgimit, sepse është e panevojshme dhe jo e drejtë. Trupi gjykues besoj që më vonë do të jep ndonjë vendim” është shprehur Gashi

Exit mobile version