Ka përfunduar takimi takimi konsultativ i partive politike – i thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.
Përbërja e takimit ishte: Albulena Haxhiu nga LVV-ja, Mimoza Kusari Lila nga Alternativa,Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sala Jashari dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë treguar se çfarë kanë diskutuar në takimin konsultativ.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha se “do të formohet komisioni”, kur u pyet se si do të vazhdohet me seancën./
