Ballina Lajmet Kosovë Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, pritet deklarimi i Borrellit për rezultatin

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, pritet deklarimi i Borrellit për rezultatin

Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Ohër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, së shpejti do të informojë për rezultatin e arritur.

Takimi kishte në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit palët u darkoduan më 27 shkurt në Bruksel.

Exit mobile version