Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përgjaket Gaza, 10 palestinezë të vrarë nga izraelitët

Përgjaket Gaza, 10 palestinezë të vrarë nga izraelitët

Të paktën dhjetë palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite, pas protestave në 42-vjetorin e Ditës së Tokës.

Ndërkohë, viktima e parë qe një fermer nga Gaza i cili u vra gjithashtu nga zjarri i artilerisë izraelite duke qëndruar në vendin e tij pranë Khan Younis, pak orë përpara nisjes së protestave në orët e para të mëngjesit.

Dita e Tokës shënon për palestinezët shpronësimin e tokës së tyre të cilën ata e përkujtojnë me protesta

Adalah, një qendër ligjore për të drejtat palestineze në Izrael, dënoi përdorimin e forcës nga forcat izraelite, duke e quajtur atë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Të qëlluarit me armë me armë zjarri mbi civilët e paarmatosur përbën një shkelje brutale të detyrimit ligjor ndërkombëtar për të bërë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve”, u tha nën një deklaratë të kësaj qendre. /tesheshi.com/

Exit mobile version