Ballina Lajmet Shqipëri Përkeqësohet situata nga zjarri në Dukat, flakët përhapen gjatë natës duke rrezikuar...

Përkeqësohet situata nga zjarri në Dukat, flakët përhapen gjatë natës duke rrezikuar banesat

Situata nga zjarret vijon të jetë e vështirë në vend. Aktualisht janë 7 vatra aktive zjarri, ndërsa era ka përkeqësuar situatën në Dukat e Kalimash, duke shtuar intensitetin e flakëve.

Në Dukat gjendja paraqitet kritike për shkak të afërsisë me banesat, ndërsa po punohet për shuarjen përfundimtare të flakëve në Gjirin e Gramës. Shqetësues mbetet zjarri mbi Tunelin e Kalimashit, ndërsa vatra aktive ka në Mirditë, Belsh, Fier, Shrapar, Malësi e Madhe dhe në Kepin e Rodonit, në Durrës.

Ndërkohë, vijojnë arrestimet për zjarrvënësit në të gjithë Shqipërinë. Në Fier kanë përfunduar në pranga 2 kushërinj të cilët ndezën zjarrin në fshatin Gjorgos në Fier, i cili vijon të digjet edhe sot.

Një 49-vjeçar në Durrës është arrestuar për djegien e 4 hektarëve në Spitallë, pasi i kishte vënë flakën një sipërfaqeje toke me kallamishte. /euronews

Exit mobile version