Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përkujtohet gruaja që ndihmoi në ngritjen e xhamisë së parë në Mbretërinë...

Përkujtohet gruaja që ndihmoi në ngritjen e xhamisë së parë në Mbretërinë e Bashkuar

Është mbajtur një ceremoni për të përkujtuar jetën e një gruaje viktoriane që ndihmoi në ngritjen e xhamisë më të hershme të njohur në Mbretërinë e Bashkuar.

E lindur si Francess Elizabeth Murray (Fatima Cates), besohet të jetë gruaja e parë që u konvertua në Islam në tokën britanike kur u bë muslimane në 1887.

Ajo mori emrin Fatima – sipas njërës prej vajzave të Profetit Muhamed (a.s) – dhe shpejt u emërua arkëtare e Institutit Musliman të Liverpulit.

Muslimanët britanikë e përshkruan atë si një “pionere” të Islamit në vend gjatë ceremonisë së vendosjes së një guri përkujtimor në varrin e saj në varrezat e Anfield-it.

Exit mobile version