Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Podgoricë pas miratimit të Ligjit për...

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Podgoricë pas miratimit të Ligjit për Presidentin

Më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Pas miratimit të Ligjit ka pasur incidente mes një grupi protestuesish dhe Policisë malazeze, të cilët qëndronin para ndërtesës së Kuvendit.

Qytetarët që kundërshtojnë miratimin e Ligjit, që nga orët e mëngjesit kanë protestuar para Kuvendit, ku një grup i të rinjve hodhën objekte te forta, si me gurë dhe mjete piroteknike, në drejtim të Policisë. Më pas, forcat policore hodhën gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Si rrjedhojë, rrethojat e Kuvendit të Malit të Zi janë thyer pjesërisht, si dhe xhami i derës hyrëse në objekt.

Predrag Vushuroviq, nga lëvizja ” Aty jemi ne” [“Ima nas], e cila organizoi protestën, tha se miratimi i këtij Ligji konfirmon tradhtinë dhe paralajmëroi “bllokimin e të gjitha qyteteve malazeze në ditët në vijim”.

Kjo është protesta e katërt kësaj lëvizje, por ato paraprake ishin të qeta. /rel

Exit mobile version