Ballina Lajmet Kosovë Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë

Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Sipas saj, i mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Krasniqi shtoi se viktima është intervistuar në prani të prindit, ndërsa njëri nga të dyshuarit është duke u intervistuar nga policia.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar ajo.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. /

Exit mobile version