Ballina Lajmet Përmbyset anija me emigrantë në Detin Mesdhe, 126 të zhdukur

Përmbyset anija me emigrantë në Detin Mesdhe, 126 të zhdukur

Të paktën 126 perona janë zhdukur pas fundosjes së një anije e cila po transportonte emigrantë nga Libia në Itali përmes Detit Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Flavio Di Giacomo, ka deklaruar se ekipet e shpëtimit në vendin e fatkeqësisë kanë gjetur dhe shpëtuar katër persona.

Duke cituar deklaratat e të mbijetuarve, Giacomo ka thënë se anija u mbyt pasi kontrabandistët kishin vjedhur motorin e anijes. Shumica e emigrantëve të zhdukur janë me origjinë nga Nigeria dhe Sudani.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për migrim më parë pati deklaruar se në katër muajt e parë të këtij viti përmes detit Mesdhe në Evropë kanë ardhur 44,209 emigrantë dhe refugjatë. Numri më i madh i tyre kanë mbërritur në Itali, pastaj në Greqi, Qipro dhe Spanjë.

Në të njëjtën periudhë, nga mbytjet e anijeve kanë humbur jetën apo janë zhdukur gjithsej 966 emigrantë në rrugën përmes Mesdheut që lidh Afrikën e Veriut dhe Italinë jugore.

Exit mobile version