Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbyset anija në Kongo, 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Përmbyset anija në Kongo, 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën kur erërat e forta shkaktuan përmbysjen e një anijeje në liqenin Mai-Ndombe në Republikën Demokratike të Kongos. Lajmi u konfirmua të shtunën nga guvernatori i provincës Mai-Ndombe.

Anija ishte nisur nga fshati Kiri drejt kryeqytetit Kinshasa kur u përmbys të enjten vonë në mbrëmje.

Anijet e lumit janë forma kryesore e transportit në shumë zona rurale të Kongos, por mjetet shpesh janë të vjetruara dhe aksidentet ndodhin shpesh.

“Dje rimorëm nëntë trupa, dhe sot u nxorrën nga uji edhe dhjetë të tjerë, duke e çuar totalin në 19 të vdekur dhe 82 të mbijetuar,” tha guvernatori provincial Nkoso Kevani Lebon, duke shtuar se nuk e dinte sa persona mund të mungonin.

Exit mobile version