Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbytet anija në brigjet libiane, raportohet për 150 të vdekur

Përmbytet anija në brigjet libiane, raportohet për 150 të vdekur

Të paktën 150 njerëz mund të jenë mbytur nga përmbytja e një anije në brigjet e Libisë, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.

Ndërsa janë shpëtuar 150 emigrantë të tjerë nga peshkatarët dhe u kthyen në Libi nga rojet bregdetare, tha UNHCR.

Nuk është e qartë nëse emigrantët po udhëtonin në 1 apo 2 anije që u nisën nga qytetin libian i al Khoms, rreth 120 km në lindje të Tripolit.

OKB ka thënë në mënyrë të përsëritur se njerëzit e shpëtuar në Mesdhe nuk duhet të kthehen në Libi për shkak të konfliktit dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët.

Të paktën 65 emigrantë vdiqën në maj pasi barka e tyre u përmbyt në brigjet e Tunizisë.

16 të mbijetuar u sollën në breg nga marina tuniziane.

Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në Mesdhe për në Evropë çdo vit, dhe Libia është një pikë kyçe e nisjes.

Ata udhëtojnë me anije që janë pak të mirëmbajtura dhe të mbipopulluara dhe shumë prej tyre kanë vdekur./Ora News

Exit mobile version