Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Itali, të paktën dy të vdekur

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Itali, të paktën dy të vdekur

Të paktën dy persona humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga kushtet e motit të keq në rajonin Emilia-Romagna në veri të Italisë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dy persona humbën jetën ndërsa një llogaritet i zhdukur në katastrofën që ka goditur rajonin Emilia-Romagna.

Një nga të vdekurit ishte 80-vjeç dhe humbi jetën kur u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm teksa po ngiste biçikletën në Castel Bolognese. Personi tjetër humbi jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në shtëpinë e tij në Fontanelice, Bolonja.

Guvernatori i Ravenës, Castrese De Rosa një nga qytetet e prekura në rajon, tha se 450 persona janë evakuuar dhe se kishte urdhëruar evakuimin e qytetarëve në zonën industriale. Ai tha se për shkak të rritjes serioze të nivelit të ujit të disa lumenjve në rajon, janë të detyruar të ndërpresin qarkullimi hekurudhor.

Shërbimi italian i zjarrfikësve ka bërë të ditur se që nga mbrëmja e djeshme ka kryer mbi 400 ndërhyrje shpëtimi në rajon.

Exit mobile version