Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbytje në Iran, 17 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Përmbytje në Iran, 17 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Televizioni shtetëror iranian njofton se në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në veriperëndim të vendit jetën e kanë humbur 17 persona ndërsa 20 llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës për menaxhim me kriza në krahinën Azerbajxhani Lindor, Khalil Saei tha se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 17 personave pas përmbytjeve në qytetet Ajabshir dhe Azarshahr.

Saei shtoi se punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe, policisë, ushtrisë dhe ekipet e shpëtimit që nga orët e hershme të mëngjesit janë të shpërndarë në terren për të ofruar ndihmë për të pambrojturit.

Në shtator të vitit të kaluar, të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Teheran dhe krahinën Hormozgan.

Exit mobile version