Ballina Lajmet Shqipëri Përmbytjet në Tiranë, mjekët e shpëtojnë për mrekulli foshnjen 3 muajshe (Foto)

Përmbytjet në Tiranë, mjekët e shpëtojnë për mrekulli foshnjen 3 muajshe (Foto)

Një foshnje 3 muajshe ia ka dalë t’i mbijetojë furisë së motit, por edhe sëmundjeve, pasi mjekët e Urgjencës Kombëtare Mjekësore që e vizituan para pak minutash, konfirmuan gjendjen e mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në periferi të Tiranës,  në qendrat sociale ku janë strehuar të prekurit nga përmbytjet e ditëve të fundit, po kryhen aktualisht vizita mjekësore nga ekipe mjekësh të specializuar, për të garantuar shëndetin e çdo fëmije, të çdo familjeje.

I gjithe vendi eshte jashtezakonisht i demtuar nga permbytet, ndersa viktima e pare eshte shenuar qysh ne diten e enjte./ATSH/

Exit mobile version