Ballina Lajmet Kosovë Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku pritet të intervistohet nga prokurorët.

Deri më tani nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e intervistimit të Ramës.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave, intervistimi i tij lidhet me dyshimet për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Pritet që pas përfundimit të intervistimit të ketë më shumë informacione lidhur me arsyet e paraqitjes së kryetarit të Prishtinës në Prokurorinë Speciale.

Exit mobile version