Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përplasen dy autobusë, 22 të vdekur

Përplasen dy autobusë, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si dhe 37 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Bolivi.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye mund të rritet numri i personave të vdekur, shkruan Euroneës.

Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dyshohet se njëri nga autobusët mund të ketë qenë në kahun e gabuar të rrugës.

Exit mobile version