Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përplasen dy autobusë në Afrikë, humbin jetën 40 persona, plagosen disa të...

Përplasen dy autobusë në Afrikë, humbin jetën 40 persona, plagosen disa të tjerë

Të paktën 40 njerëz u vranë të dielën dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë në një aksident që ndodhi në Senegalin qendror, sipas presidentit të vendit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik rrugor i sotëm në Gniby, ku humbën jetën 40 persona dhe shumë u plagosën rëndë. I dërgoj ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve të viktimave dhe i uroj të plagosurve shërim të shpejtë”, tha Presidenti Macky Sall në një postim në Twitter.

Incidenti përfshiu dy autobusë që u përplasën me njëri-tjetri.

Kombi i Afrikës Perëndimore do të mbajë tre ditë zie kombëtare për viktimat, duke filluar nga 9 janari.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit. /euronews

Exit mobile version