Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës pas deklaratës së kryeministrit Sanchez për “gjenocid”...

Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës pas deklaratës së kryeministrit Sanchez për “gjenocid” në Gaza

Ambasada e Izraelit në Madrid ka akuzuar kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për “demonizim” të Izraelit dhe ka deklaruar se Spanja po qëndron “në anën e gabuar të historisë”.

Reagimi i ambasadës, i publikuar edhe në rrjetin X, erdhi pasi Sanchez, gjatë një takimi të BE-së, e cilësoi luftën e Izraelit në Gaza si “gjenocid” dhe kërkoi pezullimin e bashkëpunimit me Izraelin.

“Kjo nuk është vetëm për të ardhur keq — është moralisht e pambrojtshme,” thuhej në deklaratën e ambasadës izraelite.

“Le të jemi të qartë: Izraeli, një vend demokratik që përballet me kërcënime ekzistenciale nga shumë fronte, ka të drejtë — dhe detyrë — të mbrojë qytetarët e tij,” vijon reagimi.

Në kundërpërgjigje, qeveria spanjolle e quajti deklaratën e ambasadës “të papranueshme” dhe thirri për sqarime të ngarkuarin me punë të saj. /mesazhi

Exit mobile version