Ballina Jeta Përshëndetje jetë, foshnja lind krahëhapur dhe plot buzëqeshje (Foto)

Përshëndetje jetë, foshnja lind krahëhapur dhe plot buzëqeshje (Foto)

Pas katër ditësh problematike në lindje Angel Taylor solli në jetë fëmijën e saj të tretë, dhe ishte një moment magjik.

Nëna 33 vjeçare nga Bremton ishte shtruar në spital pasi kishte probleme me shtypjen e lartë të gjakut, kështu duke u detyruar të shkojë në lindje të parakohshme.

Pasi qëndroi katër ditë në spital, ajo nuk ishte në gjendje të realizonte lindje natyrale dhe mjekët u detyruan të performonin prerje cezariane.

Ndonëse foshnja kaloi katër ditë kritike momenti kur erdhi në jetë ishte tejet i bukur. I relaksuar dhe i buzëqeshur, Sullivan erdhi në jetë me krahë të hapur, si të kishte shënuar një fitore.

Ky moment është kapur nga kamera dhe fotoja po pëlqehet nëpër gjithë botën.

Pas rikuperimit Angel ka thënë se po shijon javët e para me djalin e saj Sullivan, i cili është një foshnje e qetë dhe e ëmbël. /klankosova/

Exit mobile version