Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përzgjidhet Logoja Kombëtare e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Rama: Do...

Përzgjidhet Logoja Kombëtare e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Rama: Do të përdoret në çdo dokument zyrtar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fituesen e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Kreu i qeverisë thotë se memoriali “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të përdoret si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në këtë përvjektor historik.

“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndroj kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në këtë përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve shpallur “Vitit Mbarëkombëtar i 80-Vjeorit të Çlirimit”🦅🇦🇱

Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve.”, shkruan Rama. /abcnews

Exit mobile version