Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pesë të plagosur nga komuniteti druz në Siri trajtohen në Izrael

Pesë të plagosur nga komuniteti druz në Siri trajtohen në Izrael

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu recently met with Sheikh Mawafek Tarif, the spiritual leader of Israel’s Druze community

Ushtria izraelite ka njoftuar se pesë persona nga komuniteti druz në Siri janë evakuuar për trajtim mjekësor në territorin izraelit

Ata janë dërguar gjatë natës në Qendrën Mjekësore Ziv në qytetin Safed në veri të Izraelit, pasi janë plagosur në territorin sirian

Forcat izraelite thanë se janë të vendosura në rajonin jugor të Sirisë dhe janë të gatshme të parandalojnë hyrjen e forcave armiqësore në rajon dhe në fshatrat druze

Tensionet mes Izraelit dhe Sirisë janë rritur këtë javë pasi qeveria izraelite ka akuzuar autoritetet siriane se nuk po mbrojnë komunitetin druz në vend

Më shumë se 100 persona janë vrarë këtë javë gjatë përleshjeve mes forcave pro-qeveritare siriane dhe luftëtarëve druz në Siri. /mesazhi

Exit mobile version