Në një vit të shënuar nga konfliktet globale, disa vende vazhdojnë të qëndrojnë si “oaz paqeje”.
Sipas Global Peace Index 2025, janë pesë vende që kryesojnë listën për stabilitet dhe siguri.
Islanda mbetet vendi më i qetë në botë që nga 2008-a, falë sigurisë së lartë, mungesës së konflikteve dhe barazisë gjinore. Banorët e ndjejnë këtë qetësi çdo ditë, duke ecur natën pa frikë, me fëmijë që flenë në karroca jashtë kafeneve dhe policët që nuk mbajnë armë.

Irlanda, pas viteve të konfliktit, vazhdon të promovojë paqen. Një ndjenjë komuniteti dhe mikpritjeje përshkon vendin, ndërsa vendi mban neutralitet ushtarak dhe përdor diplomacinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Zelanda e Re renditet e treta këtë vit. Ligjet e rrepta për armët dhe besimi i ndërsjellë krijojnë një komunitet të fortë. Njerëzit ecin të sigurt në rrugë, fëmijët shkojnë vetë në shkollë, dhe lidhja me natyrën dhe aktivitetet komunitare rrisin ndjenjën e qetësisë.
Austria, vend neutral për dekada, investon shumë te qytetarët e saj dhe rri shumë larg konflikteve. Siguria, shëndetësia dhe arsimi i shkëlqyer krijojnë besim dhe stabilitet, ndërsa vizitorët ndiejnë qetësi të vërtetë në natyrën alpine.
Singapori, i vetmi vend aziatik në këtë listë, ka siguri të lartë urbane dhe rend të fortë. Banorët ndihen të lirë të ecin natën, të vizitojnë parqe apo të hanë në rrugë, ndonëse disa të drejta sociale, si martesat homoseksuale, ende nuk njihen.
Këto vende tregojnë se paqja dhe siguria mund të krijohen përmes politikave sociale, neutralitetit, besimit në sistem dhe komunitetit, edhe kur bota përreth përballet me konflikte dhe tensione.