Sporti ajror i Kosovës ka shënuar një moment historik. Pilotja e paragllajdit Lisjeta Thaqi është renditur numër 1 në botë në kategorinë e femrave, duke e vendosur Kosovën në krye të paragllajdit të precizionit në arenën ndërkombëtare.
“Ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson më shumë se një arritje personale. Ai është një fitore për sportin kosovar, për komunitetin e aviacionit sportiv dhe për të gjithë ata që besojnë në punën e palodhur, disiplinën dhe vizionin afatgjatë. Arritja vjen nën udhëheqjen e trajnerit të saj, rekordmenit botëror dhe evropian Fanol Shala, i cili me përkushtim dhe përvojë ka ndërtuar një ekip kampionësh që sot po shkruajnë histori në skenën botërore”, thuhet në reagimin e Federatës Aeronautike të Kosovës
Nën ombrellën e Federata Aeronautike e Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze dhe konkurruese në paragllajdin e precizionit, duke u përballur me sukses me vendet më të fuqishme të këtij sporti.
