Ballina Arritje Teknologji Pixel 7 vjen me procesorin Tensor G2 dhe kushton 599 dollarë

Pixel 7 vjen me procesorin Tensor G2 dhe kushton 599 dollarë

Në 2022 google ka bërë disa përmirësime në dizajnin e kamerave të pasme. Ndërsa Pixel 7 Pro ka pjesë anësore metalike duke të dhënë ndjesinë e një dizajni premium.

Pas u prezantua për herë të parë në formë jo të plotë në konferencën I/O, Google sot zbuloi plotësisht Pixel 7, një smartfon 599 dollarësh me dizajn të rifreskuar, çip Tensor G2 dhe disa përmirësime të cilësisë së fotove dhe videove.

I disponueshëm në tre ngjyra, Pixel 7 i ri ka një dizajn të ngjashëm me modelet e kaluara me xham Corning Gorilla Glass për ekranin dhe certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit.

Në 2022 google ka bërë disa përmirësime në dizajnin e kamerave të pasme. Ndërsa Pixel 7 Pro ka pjesë anësore metalike duke të dhënë ndjesinë e një dizajni premium.

Një tjetër ndryshim në dizajn është ekran 6.3-inç 2400×1080 OLED. Modeli i sivjetshëm është më i vogël në madhësi sesa Pixel 6 që ishte 6.4-inç.

Në brendësi gjendet çipi Tensor G2 ku ndër të tjera sjell funksionalitete të avancuara në machine learning. Duke përdorur TPU-në e Tesnor G2, Google thotë se përpunimi i imazhit duke përdorur Night Sight është dy herë më i shpejtë krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Tensor G2 gjithashtu ka një funksion Face Unblur për të prodhuar imazhe më të mprehta. Sa i takon kamerave, Pixel 7 ka dy sensorë: 50-megapiksel kryesor dhe 12-megapiksel ultra-wide me kënd shikueshmërie prej 114 gradë.

Krahas harduerit smartfonët sjellin edhe disa veçori të softuerit siç është Clear Calling për të minimizuar zhurmat në sfond. Gjithashtu në aspektin e privatësisë dhe sigurisë, Pixel 7 ofron VPN falas përmes Google One.

Aplikacioni Pixel Recorder vjen me etiketa automatike dhe transkripte audio. /PCWorld Albanian

Exit mobile version