Kombëtarja e Kosovës ka shkuar me epërsi prej dy golave në pushimin e pjesës së parë kundër Malit të Zi.
‘Dardanët’ kanë arritur ta fitojë me rezultat të pastër prej 2:0 pjesën e parë kundër Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’.
Amir Rrahmani në minutën e 10’, i dha epërsinë e parë Kosovës.
Në minutën e 34’, Vedat Muriqi shënoi për 2:0, për të çuar në festë të madhe të gjithë të pranishmit në stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Me rezultatin e kësaj fitoreje, Kosova numëron 11 pikë në grupin A, një më pak se Çekia e vendit të dytë, që ka 12 pikë./Lajmi.net/