KF Drita është rrugës së mirë për të kaluar në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione e Kosovës e ka fituar pjesën e parë të ndeshjes parakualifikuese ndaj Lincoln me rezultat 0-1 në Gjibraltar.
Ishte Liridon Leci që në minutën 2’ shënoi për epërsinë 0-1 të Dritës.
Fituesi i kësaj përballje do të takohet me suedezët e Malmos në raundin tjetër./Lajmi.net