Ballina Sport Futboll Pjesa e parë: Maqedoni 2:1 Kosovë

Pjesa e parë: Maqedoni 2:1 Kosovë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Maqedoni – Kosovë.

Janë vendasit që kanë shkuar me epërsi 2:1 në pushimin e pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

‘Dardanët’ edhe pse janë në disavantazh, ishin më të mirë në lojën e hapur, por që golat erdhën nga vendosja jo e mirë në mbrojte.

Ishte Benjamin Kololli që padashje devijoi një top në portën e Muric, për epërsinë 1:0 të vendasve në minutën e 16’.

Kosova barazoi në 1:1 përmes Florent Hadërgjonaj.

Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2:1.

Fituesi i këtij takimi shkon në finale të Play Off të Ligës së Kombeve.

Exit mobile version