Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pjesmarrës të shumtë në protestat antifashiste në Gjermani

Pjesmarrës të shumtë në protestat antifashiste në Gjermani

Rreth 10 mijë vetë dolën për një tubim antifashist në Hamburg.

Mbledhja ishte për të kundërshtuar një demonstratë të së djathtës esktreme- e cila ishte me shumicë dërrmuese.

Një protestues antifashist, Dr. Martin Buchwald tha: “Fashizmi është duke e kapur këtë vend dhe shoqëria civile duhet të veprojë tani për të dëshmuar se ne jemi një demokraci e fortë”

Anëtarët e ekstremit të djathtë kishin dalë në tubim të shtunën e kaluar, ku u shënuan përplasje mes policinë pas vrasjes së një gjermani nga ana e dy emigrantëve.

Që atëherë, e ashtuquajtura “shumica e mirë” është përfshirë në kundër-demonstrime. /MESAZHI/

Exit mobile version