Organizata terroriste PKK/YPG ka përdorur si pozicion luftarak një shkollë në një fshat në veri të Sirisë, tha Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të ministrisë në llogarinë zyrtare në Twitter, organizata terroriste e ka shndërruar në pozicion shkollën në fshatin Nukra pranë qytetit Ras al-Ayn.
T.C. Millî Savunma Bakanlığı✔@tcsavunma
Fırat’ın doğusunda kilise, hastane ve okulları karargâh ve mühimmat deposu haline getirerek büyük zarar veren terör örgütü PKK/YPG’nin Rasulayn’a bağlı Nukra köyündeki okulu da mevzii yaparak kullanılamaz hale getirdiği tespit edildi.#MSB #TSK
75710:10 AM – Nov 17, 2019Twitter Ads info and privacy144 people are talking about this
Ministria theksoi se PKK/YPG u ka shkaktuar dëme të mëdha kishave, spitaleve dhe shkollave në lindje të lumit Eufrat duke i shndërruar ato në seli dhe depo municionesh.
Ndryshe, Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.