Ballina Lajmet Kosovë Plagosen katër persona në Viti

Plagosen katër persona në Viti

Katër persona janë plagosur sot në Viti.

Kështu ka bërë të ditur një nga doktorët e QKMF-së të këtij qyteti, Përparim Pajaziti.

Ai ka thënë se katër personat kanë shkuar në Spital me plagë nga mjete të mprehta.

Viktimat janë bartut pastaj në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pas marrjes së ndihmës së parë.

“4 persona kanë ardhur me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta, sipas gjitha gjasave me thikë. Ne u kemi dhënë ndihmën e parë dhe ata janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”, shkroi Pajaziti në facebook.

Exit mobile version