Ballina Lajmet Kosovë Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur, Policia e Kosovës i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë për tëvë1.info Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Exit mobile version