Ballina Artikuj Plani i Trump dhe Erdogan

Plani i Trump dhe Erdogan

Në fillim u arrit një marrëveshje me tetë shtete islame për planin 21-pikësh të Trump.
Të gjithë e përshëndetën këtë iniciativë.

Mirëpo, vetëm një ditë më vonë, Trump, Netanjahu, Kushner dhe Witkoff, me mashtrim, e ndryshuan planin duke pretenduar se ky ishte plani që ishte rënë dakord me shtetet muslimane.
Arabët heshtën si të zënë në faj.
Vetëm Pakistani reagoi, duke denoncuar publikisht se plani ishte ndryshuar.

Turqia, në vend që të fliste, bëri një lëvizje të mençur.
Erdogan i dërgoi një mesazh Trump-it, duke i thënë:

“Meqë Netaniahu bëri ndryshime, edhe Hamas ka të drejtë të bëjë ndryshimet e veta.”

Ndërkohë, Ibrahim Kalin, shefi i inteligjencës turke, shkoi në Doha dhe i tha drejtuesve të Hamasit se ky ishte momenti i duhur për të ndryshuar planin dhe për ta pranuar atë me versionin e tyre të ri.
Goditja ndaj Trump-it ishte befasuese, ndërsa për Izraelin – shkatërruese.

Kalin nuk u ndal me kaq. Ai mori pjesë edhe në bisedimet e Sharm el-Sheikh, ku filluan diskutimet për armëpushimin.
Trump kërkoi që Erdogani të marrë në dorë çështjen palestineze, ndërsa Hamas kërkoi që Turqia të jetë garantuese e paqes dhe të sigurojë që nuk do të ketë më sulme izraelite mbi Gazën.

Marrëveshja u arrit.
Turqia ka dërguar njerëzit e saj në Rafah, gati për të filluar misionin e parë – gjetjen e pengjeve izraelite, të gjallë dhe të vdekur.
Ndërkohë, forcat izraelite po vazhdojnë tërheqjen nga Gaza.

Linja e verdhë? Linja e kuqe?
Në fakt, këto linja do të hiqen pas bisedimeve të fazës së dytë.
Por me praninë e forcave turke në terren, nuk ka asnjë mundësi që Izraeli ta shkelë marrëveshjen ose të nisë përsëri luftën, sepse në atë rast përballja do të ishte me forcat turke.

Në fazën e dytë pritet të formohet një qeveri teknokrate palestineze – e përbërë nga specialistë të fushave përkatëse si ndërtimi, planifikimi, ndihma humanitare, strehimi, shëndetësia etj. – të gjithë palestinezë dhe me konsensus publik.

Eduart Thartori


Lektoruar nga Mesazhi.com

Exit mobile version