Ballina Kuriozitete Pllaka tektonike afrikane mund të çahet

Pllaka tektonike afrikane mund të çahet

Pllaka tektonike afrikane mund të çahet. Zbulohen në Zambia sinjalet e para gjeokimike të një frakture të kores së Tokës, e lidhur drejtpërdrejt me mantelin, që mund të zgjerohet duke shkaktuar çarje të pllakës tektonike afrikane.

Ekpertët e Universitetit Oxford kanë analizuar gazrat që dalin në sipërfaqe në Rift Valley, dhe nga përbërja kimike tregojnë se kanë lidhje direkte me mantelin tokësor, pra 40-160 km nën sipërfaqe.

Kjo lidhje fluide është tregues kufiri i pllakës është aktiv e si pasojë Rift Valley dhe Afrika jugperëndimore mund të jenë në sinjalet e para të gragmentimit të Afrikës Subsahariane.

Rift valley është pjesë e një sistemi që shtrihet për rreth 2500 km në mënyrë diagonal për qendrën e kontinentit dhe mund të lidhet edhe me atlantike, që është kufiri ku pllaka tekntonike afrikane bashkohet me atë të Amerikës së Jugut.

Gjithsesi autorët e studimit thonë se procesi do të jetë i ngadaltë dhe do duhen miliona vite.

Ndërkohë shpjegojnë se fenomeni i nisur mund të shfrytëzohet si burim energjie i rëndësishëm, veçanërisht në energji gjeotermike dhe gaz hidrogjeni e helium, çka mund ti jepnin një impuls mjaft të rëndësishëm ekonomive lokale.

Exit mobile version