Ballina Autorë Opinione “Pluralizmi dhe Pjekuria Politike në Komunitetet Fetare”

“Pluralizmi dhe Pjekuria Politike në Komunitetet Fetare”

Besnik Sinani

Fatkeqsisht vetem nje here kam patur fatin ta takoj personalisht Hoxhë Husamedin Abazi por nga larg I kam respektuar punen dhe kontributin. Me kete dua te them qe ne kete postim nuk motivohem nga maredhenia personale me te. Por sulmet ndaj tij per shkak te takimit me kryeministrin Kurti jane tregues cektesie gjykimi dhe infantilizmi komunitar. Qysh kur nje bashkesi e tere u dashka te kete nje qendrim te vetem politik? Uniformitet te tille kane sektet, jo bashkesite. Bashkesite jane ne vete perkufizimin e tyre sociologjik pluraliste. Se dyti, do ishte marrezi politike qe Nje bashkesi si ajo e besimtareve muslimane kudo ne Ballkan, madje kudo ne Evrope, te mare qendrime kolektive teresisht perjashtuese apo teresisht perqafuese. Ky lloj infantilizmi u tolerohet tifozeve ne stadium, por jo nje bashkesie me sfida reale. Se treti, qendrime totalizuese kundra apo pro te majtes apo te djathtes tregojne vetem qe ata qe i artikulojne te tilla qendrime jane ne rastin me te mire naive politike e ne rastin me te keqe thjesht fanatike. Opinioni i te dyja paleve sherben vetem per folklor, por jo per analize politike. E katerta, ti vesh ne dyshim hoxhllekun se nuk te pelqejne qendrimet politike te hoxhes eshte ne rastin me te mire varferi intelektuale, ne rastin me te keq… me mire s’po e mbaroj fjaline.


Besnik Sinani

Ps. Titull i vendosur nga redaksia Mesazhi

Exit mobile version