Ballina Lajmet Kosovë Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke...

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Zyrtari policor R.G, 59-vjeë që u godit për vdekje në pikë – kalimin kufitar në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë.

Ai gjatë tentimit për të kaluar rrugën është goditur nga vetura të cilën e drejtonte shtetasi i Shqipërisë, që sipas Policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi më të madhe në kushtet e rrugës.

“Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren.

Exit mobile version