Ballina Lajmet Kosovë Policia: Arrestimi i 7 personave për terrorizëm, nuk është indikacion për shqetësim

Policia: Arrestimi i 7 personave për terrorizëm, nuk është indikacion për shqetësim

Gjatë ditës së sotme, në tre qytete të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë dhe Ferizaj u arrestuan shtatë persona, pasi për të njëjtit ekziston dyshohen për terrorizëm.
Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë.

Në kumtesën e publikuar thuhet se, “gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin” dhe se me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radio Evropa e Lirë se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile.

“Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm”, tha Kelani.

Exit mobile version