Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia arreston 12 persona pas sulmit të Londrës

Policia arreston 12 persona pas sulmit të Londrës

Policia britanike ka arrestuar 12 të dyshuar të lidhur me sulmin e së shtunës në Londër, tha Policia Metropolitane.

Policia kundër terrorizmit bastisi disa adresa në periferi të Londrës dhe në lindje të Barking.

Katër gra u panë duke u larguar nga policia, edhe pse nuk ishte e qartë nëse ato ishin mesin e atyre që u arrestuan.

Të paktën shtatë vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi sulmuesit sulmuan këmbësorët prane Ures se Londres. Sulmi përfundoi pasi policia vrau tre sulmues të dyshuar. /MESAZHI/

Exit mobile version