Ballina Lajmet Kosovë Policia bllokon mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë

Policia bllokon mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë

Mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë janë bllokuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se për bllokimin e disa prej tyre janë përdorur blloka betoni, e në disa tjera janë hapur gropa.

“Janë mbi 20 rrugë ilegale që i kemi blloku. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar sërish aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Exit mobile version